Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 12.12.2023, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi.

  1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë DONI FRUITS SHPK nga shoqëria Gjonaj Group Holdings SHPK dhe Z. Ejup Ahmeti.
  2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Levi Rally Center Oy nga shoqëria Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft, nëpërmjet shoqërisë Porsche Investments Management S.A.

Përqendrimet nuk do të krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1036, datë 12.12.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë DONI FRUITS SHPK nga shoqëria Gjonaj Group Holdings SHPK dhe Z. Ejup Ahmeti

dhe me Vendimin nr. 1037, datë 12.12.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Levi Rally Center Oy nga shoqëria Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft, nëpërmjet shoqërisë Porsche Investments Management S.A

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.\

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.