Njoftim për shtyp

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës z. Denar Biba dhe përfaqësues të tjerë të AK janë ftuar të marrin pjesë në punimet dy ditore të “Forumi Global për Konkurrencën”, një event i përvitshëm nga më të rëndësishmit i realizuar nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, OECD. I themeluar në vitin 2001, Forumi Global i OECD-së për Konkurrencën mbledh çdo vit zyrtarë të nivelit të lartë nga më shumë se 110 autoritete të konkurrencës dhe organizata ndërkombëtare në mbarë botën. Këtë vit Forumi zhvillohet gjatë datave 7 dhe 8 –të Dhjetor. Duke u bashkuar me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë të njohur, pjesëmarrësit do të diskutojnë tema të ndryshme duke promovuar një dialog më të gjerë që përfshin lidhjet midis politikës së konkurrencës dhe elementëve të tjerë të themelit të zhvillimit ekonomik. Fokusi kryesor i programit është shkëmbimi i pikëpamjeve, analizave dhe praktikave më të mira për çështjet kyçe të politikës së konkurrencës. Temat kryesore të diskutimit do të përqendrohen në katër seksione me çështje si alternativat ndaj programit të lehtësimit nga gjobat, përdorimi i të dhënave ekonomike në rastet e kartelit, vlerësimi ex-post i mjeteve juridike për rastet e përqendrimeve etj. Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al. Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });