Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 14.11.2023, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi.

  1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive Statkraft Windenergie GmbH & Co.KG dhe Eoliennes Suroit SNC nga shoqëritë Statkraft Germany GmbH, Statkraft Holding Wind & Solar Deutschland GmbH dhe Statkraft Renouvelables Sasu.
  2. Përqendrimit të realizuar nëpërmjet blerjes së propozuar të aksioneve të shoqërisë Route Mobile Limited nga shoqëria Proximus Opal.

Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1032, datë 14.11.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive Statkraft Windenergie GmbH & Co.KG dhe Eoliennes Suroit SNC nga shoqëritë Statkraft Germany GmbH, Statkraft Holding Wind & Solar Deutschland GmbH dhe Statkraft Renouvelables Sasu dhe me Vendimin nr. 1033, datë 14.11.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së propozuar të aksioneve të shoqërisë Route Mobile Limited nga shoqëria Proximus Opal.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.