Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr. 877, datë 08.04.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë LG Electronics Inc. dhe SM Entertainment Co., Ltd.

LG Electronics Inc. është një shoqëri e inkorporuar sipas legjislacionit të Republikës së Koresë, prodhues dhe furnizues ndërkombëtar i pajisjeve elektronike, pajisjeve të komunikimit celular dhe pajisjeve shtëpiake, e cila e ushtron aktivitetin e saj nëpërmjet katër njësive biznesi, si: (i) argëtim në shtëpi; (ii) zgjidhje për biznesin; (iii) pajisje shtëpiake dhe ajrimi; dhe (iiii) komponentë për automjete.

SM Entertainment Co., Ltd. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e krijuar sipas legjislacionit të Republikës së Koresë, e cila ushtron aktivitetin në industrinë koreane të argëtimit.

Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë asnjë ndryshim dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet  krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë LG Electronics Inc. dhe shoqëria SM Entertainment Co., Ltd.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 877 , datë 08.04.2022 në https://caa.gov.al/

 

Njoftim_per_shtyp_LG

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.