Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 13.10.2023, mori në shqyrtim 4 njoftime përqendrimi.
- Përqendrimi i realizuar nëpërmjet blerjes së kuotave të shoqërisë Svevind Nordic AB nga shoqëria Statkraft Sverige AB.
- Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive Jerusalem Holding S.A., Central Eolica Baqueirao I S.A. dhe Central Eolica Baqueirao II S.A. nga shoqëria Statkraft Energias Renovaveis S.A.
- Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Njordr Offshore Wind AB nga shoqëria Statkraft Offshore Wind AS.
- Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë Tecnofer S.p.A. nga shoqëritë Eurizon Capital Real Asset S.G.R S.p.A. dhe Ersel Asset Management S.G.R S.p.A.
Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1021, datë 13.10.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së kuotave të shoqërisë Svevind Nordic AB nga shoqëria Statkraft Sverige AB; me Vendimin nr. 1022, datë 13.10.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive Jerusalem Holding S.A., Central Eolica Baqueirao I S.A. dhe Central Eolica Baqueirao II S.A. nga shoqëria Statkraft Energias Renovaveis S.A; me Vendimin nr. 1023, datë 13.10.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Njordr Offshore Wind AB nga shoqëria Statkraft Offshore Wind AS dhe me Vendimin nr. 1024, datë 13.10.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë Tecnofer S.p.A. nga shoqëritë Eurizon Capital Real Asset S.G.R S.p.A. dhe Ersel Asset Management S.G.R S.p.A.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.