Njoftim për shtyp

Sot, në datë 10 tetor 2023, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Z. Denar Biba mori pjesë në konferencën e zhvilluar në Prishtinë me temë: “Dita e Konkurrencës 2023: “Përfitimet e konkurrencës së drejtë në Kosovë”, organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës me mbështetjen e Projektit të financuar nga BE: “Përkrahja e BE-së për Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës, dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore”.

Në këtë aktivitet, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Shqipërisë u përfaqësua nga Kryetari i Autoritetit Z. Denar Biba dhe Z. Durim Kraja, Anëtar i Komisionit të Konkurrencës.

Z.Biba pati kënaqësinë të diskutonte me të pranishmit duke ofruar dhe disa nga eksperiencat e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Shqipërisë gjatë Sesionit të parë me temë: Angazhimet e Kosovës të rregullojnë konkurrencën me standardet e BE –së”,

Kjo konferencë, e para e këtij lloji në Kosovë, mbuloi tema të tilla si rëndësia e politikave të konkurrencës, reformat legjislative, me një fokus specifik në praktikat antikonkurruese në formën e karteleve dhe manipulimit të ofertave.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës së BE- së në Kosovë, si dhe të ftuar të tjerë nga autoritetet homologe të konkurrencës nga shtete të BE- së dhe rajonit.

Shkarko Njoftimin.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content