Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.09.2023, mori në shqyrtim 3 njoftime përqendrimi:

  1. Përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë BOSIS DOO VALJEVO nga shoqëria DS Smith Packaging South East GmbH.
  2. Përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Saudi Arabian Oil Company, Baoshan Iron & Steel Co., Ltd. dhe Public Investment Fund.
  3. Përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të aseteve të Biznesit në Tokë të shoqërisë Winns AS nga shoqëria Statkraft Varme AS.

Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1018, datë 29.09.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të BOSIS DOO VALJEVO nga shoqëria DS Smith Packaging South East GmbH, me Vendimin nr. 1019, datë 29.09.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Saudi Arabian Oil Company, Baoshan Iron & Steel Co., Ltd. dhe Public Investment Fund dhe Vendimin nr. 1020, datë 29.09.2023 vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të aseteve të Biznesit në Tokë të shoqërisë Winns AS nga shoqëria Statkraft Varme AS.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.