Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 05.07.2023, mori në shqyrtim rastin për vendosje gjobe ndaj shoqërive AGNA SHA, INFO-TELECOM SHPK dhe TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT SHPK, për mosnjoftimin brenda afatit të përqendrimit të realizuar për përfitimin e kontrollit të përbashkët të shoqërisë AMB CONSTRUCTION SHPK.

Bazuar në nenin 12, pika 2 e Ligjit nr. 9121, datë 23.07.2023 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” një përqendrim duhet të njoftohet pranë Autoritetit të Konkurrencës brenda 30 ditëve nga lidhja e marrëveshjes.

Për mos respektim të afatit të pëcaktuar në nenin 12, pika 2 të ligjit, bazuar në nenin 73, pika 1, gërma dh) e ligjit nr. 9121, datë 23.07.2023 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Komisioni i Konkurencës vendos gjobë për shkelje të lehtë në masën jo më shumë se 1% e xhiros totale të vitit paraardhes financiar, mbi ndërmarrjet apo grupimet e ndërmarrjeve, e cila në këtë rast do të ndahet mes tre shoqërive të mësipërme, në përpjesëtim me përqindjen e kuotës së kapitalit në shoqërinë target, AMB Construction SHPK.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 996, datë 05.07.2023 vendosi:
1. Për mos njoftimin brenda afatit të përqendrimit të realizuar nëpërmjet përfitimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë AMB CONSTRUCTION SHPK nga shoqëritë AGNA SHA, INFO-Telecom SHPK dhe TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT SHPK vendosjen e gjobës mbi:

a) Shoqërinë AGNA SHA, në masën 20,000,000 (njëzetmillion) lekë;
b) Shoqerinë INFO-Telekom SHPK në masën 20,000,000 (njëzetmillion) lekë;
c) Shoqërinë TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT SHPK në masën 10,000,000 (dhjetëmillion) lekë.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.

Shkarkoni njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.