Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr. 876, datë 08.04.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së 50% të aksioneve të shoqërisë Lotos-Air BP Polska sp.z.o.o nga shoqëria Aramco Overseas Company B.V.

Lotos-Air BP Polska Spolka Z Ograniczona Odpowiedzialnoscia (Lotos-Air BP Polska) është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Polonisë, me objekt aktiviteti shitjen me shumicë të karburantit dhe produkteve derivate, veprimtarinë e agjentëve që merren me shitjen e karburantit, mineraleve, metaleve dhe kimikateve industrial, magazinimin dhe ruajtjen e mallrave të tjerë, veprimtarinë mbështetëse për transportin ajror etj.

Aramco Overseas Company B.V, (AOC) është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Hollandës, me objekt aktiviteti dizenjimin teknik dhe konsulenca inxhinierike të tjera, shoqëri holding, shoqëri pjesëmarrëse.

Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve  të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë asnjë ndryshim dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së 50% të aksioneve të shoqërisë Lotos-Air BP Polska sp.z.o.o nga shoqëria Aramco Overseas Company B.V.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 876, datë 08.04.2022 në https://caa.gov.al/

 

Njoftim_per_shtyp_Aramco_Overseas

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content