Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, me Vendimin nr. 878, datë 15.04.2022, vendosi rrëzimin e kërkesës së ndërmarrjes AGRO BLEND SHPK për revokimin e Vendimit nr. 874, datë 25.03.2022 të Komisionit të Konkurrencës
Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, me Vendimin nr. 879, datë 15.04.2022, vendosi rrëzimin e kërkesës së ndërmarrjes ÇAÇA SHPK për revokimin e Vendimit nr. 874, datë 25.03.2022 të Komisionit të Konkurrencës.
Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, me Vendimin nr. 880, datë 15.04.2022, vendosi rrëzimin e kërkesës së ndërmarrjes MBM SHPK për revokimin e Vendimit nr. 874, datë 25.03.2022 të Komisionit të Konkurrencës.
Ndërmarrja AGRO BLEND SHPK me anë të shkresës së saj nr. 310 prot., datë 05.04.2022 (protokolluar pranë AK me nr. 256 prot, dt. 06.04.2022), me lëndë “Ankim kundër Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 874, datë 25.03.2022”, kërkon nga Komisioni i Konkurrencës revokimin e Vendimit nr. 874, datë 25.03.2022, pasi kjo ndërmarrje bazuar në KPrA, si dhe nenin 46, pika c), të ligjit nr. 9121/2003, gjykon se ky vendim është marrë mbi të dhëna jo të plota dhe aspak të sakta, duke paraqitur dhe argumentet mbi të cilat e mbështet kërkesën e saj.
Ndërmarrja ÇAÇA SHPK me anë të shkresës së saj të datës 04.04.2022 (protokolluar pranë AK me nr. 204/1 prot, dt. 06.04.2022), me lëndë “Kundërshtim i vendimit nr. 874, datë 25.03.2022”, kërkon nga Komisioni i Konkurrencës anullimin e vendimit nr. 874, datë 25.03.2022, për gjobën në shumën prej 7,087,994 lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c) të ligjit nr. 9121/2003, duke paraqitur dhe argumentet mbi të cilat e mbështet kërkesën e saj.
Ndërmarrja MBM SHPK me anë të shkresës së saj nr. 125 prot., datë 31.03.2022 (protokolluar pranë AK me nr. 169/9 prot, dt. 04.04.2022), me lëndë “Ankim administrativ ndaj Vendimit të Komisionit të Konkurrecës nr. 874, datë 25.03.2022”, kërkon nga Komisioni i Konkurrencës revokimin/pezullimin e Vendimit nr. 874, datë 25.03.2022, pasi kjo ndërmarrje, bazuar në KPrA, si dhe nenin 46 të ligjit nr. 9121/2003, gjykon se ky vendim është marrë mbi të dhëna jo të plota dhe aspak të sakta, duke paraqitur dhe argumentet mbi të cilat e mbështet kërkesën e saj.
Në respektim të ligjit nr. 9121/2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, procedura administrative e hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure ka përfunduar me marrjen e vendimit administrativ përfundimtar nr. 874, datë 25.03.2022 të Komisionit të Konkurrencës, vendim i cili, në respektim të nenit 79 të ligjit nr. 9121/2003, mund të ankimohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për vendimin.
Procedura e revokimit të një vendimi të Komisionit të Konkurrencës parashikohet në ligjin e posaçëm, konkretisht në nenin 46 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sipas të cilit revokimi i këtij Vendimi mund të kryhet nga Komisioni i Konkurrencës vetëm kur përmbush të paktën njërin nga 3 kriteret e përcaktuara në këtë nen.
Nga vlerësimi i kërkesave së tre ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, ÇAÇA SHPK dhe MBM SHPK dhe i argumenteve të dhëna nga këto ndërmarrje, konstatohet se nuk ndodhemi përpara kushteve të përcaktuara në ligjin e posaçëm. Pra, në kuptim të nenit 46 të ligjit nr. 9121, datë 28.09.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, kërkesat e ndërmarrjeve nuk përmbushin asnjë nga kriteret e përcaktuara në këtë nen.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, vendosi rrëzimin e kërkesave të ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, ÇAÇA SHPK dhe MBM SHPK për revokimin e Vendimit nr. 874, datë 25.03.2022 të Komisionit të Konkurrencës dhe lënien në fuqi të Vendimit nr. 874, datë 25.03.2022 të Komisionit të Konkurrencës.
Për më shumë shikoni Vendimin nr. 879, datë 15.04.2022:
https://caa.gov.al/decisions/vendim-nr-879-date-15-04-2022/
Për më shumë shikoni Vendimin nr. 880, datë 15.04.2022:
https://caa.gov.al/decisions/vendim-nr-880-date-15-04-2022/