NJOFTIM PER SHTYP

Autoriteti i Konkurrencës në zbatim të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe në përmbushje të detyrimeve që rrejdhin nga Marrëveshja e Asocim Stabilizimit, ka hartuar rregulloren ” Për përjashtimin ne bllok te marrëveshjeve dhe praktikave të bashkërenduara në sektorin e sigurimeve”, e cila është në proces të diskutimit publik dhe gjendet e publikuar ne faqen zyrtare te Autoritetit.
Komisioni i Konkurrencës në përfundim të procesit të konsultimit publik do të organizojë  tryezat e rrumbullakta me palët e intersit dhe rregullatorin (AMF) për të shprehur opinionet dhe komentet e tyre, duke synuar promovimin dhe mbrojtjen e konkurrencës në tregun e sigurimeve.
Komisioni i Konkurrencës organizon tryezën e rrumbullakët me palët e interesit ditën e enjte, datë 21 Shkurt 2013, ora 10:00 në sallën e mbledhjeve të Autoritetit të Konkurrencës, si dhe me AMF diten e premte, date 22 Shkurt 2013, ora 10.00

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content