Mbi zhvillimin e një workshop-i për politikën dhe ligjin e konkurrencës me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe Universitetit të Gjirokastrës”
Ditën e martë, datë 25 nëntor 2014, në ambjentet e Bashkisë së Gjirokastrës, Autoriteti i Konkurrencës në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes zhvilloi një workshop mbi Politikën e Konkurrencës e Ndihmën Shtetërore.
Në fjalën e saj Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Znj. Lindita Milo (Lati) u shpreh se zbatimi i ligjit dhe politikës kombëtare të konkurrencës kërkon partneritetin me biznesin, pushtetin vendor, organet tatimore rajonale dhe stafin akademik të Universitetit në funksion të zbatimit të parimeve dhe rregullave të konkurrencës së lirë dhe efektive në treg.
Nga ana e Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gjirokastrës, z. Mustafa Darrolli, u vlerësua si i domosdoshëm ky workshop për të ndërgjegjësuar komunitetin e biznesit mbi zbatimin e rregullave të konkurrencës në treg, eleminimin e konkurrencës së pandershme dhe informalitetit në ekonomi dhe vënien në kushte të barabarta të biznesit nga ana e organeve të pushtetit qëndror dhe vendor, organeve fiskale, prokurimeve publike etj..
Edhe drejtori i degës së tatimeve në Gjirokastër, Z. Hasim Peta, theksoi rendesine e tryezes se rrumbullaket dhe rritjen e informimit te biznesit me rolin e Autoritetit të Konkurrencës në rastet konkrete të procedurave hetimore për rivendosjen e kushteve të konkurrencës së lirë në treg.
Përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës prezantuan shtyllat kryesore të Ligjit të konkurrencës dhe rastet e zbatimit praktik, kryesisht lidhur me abuzimin me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara, kontrollin e përqëndrimeve, të drejtat ekskluzive dhe advokacinë e konkurrencës.
Përfaqësuesit e sektorit të ndihmës shtetërore paraqitën specifikat e ligjit të ndihmës shtetërore dhe rastet e verifikimit të ndihmës shtetërore të dhëna nga organet e pushtetit vendor të cilat duhet të njofton për të marrë autorizimin e Komisionit të Ndihmës shtëtëror