Njoftim për shtyp

Njoftim për shtyp për pjesëmarrjen në takimin e Kryetarëve të Autoriteteve të Konkurrencës pjesë e Rrjetit OECD-GVH/RCC për Europën JugLindore me titull “Konkurrenca dhe Korrupsioni” dhe Forumit të 17-të Botëror të Konkurrencës, të organizuar nga OECD, Paris, në datat 28, 29 dhe 30 Nëntor 2018.

Në OECD, Paris, më datë 28 nëntor 2018, u zhvillua takimi i Kryetarëve të Autoriteteve të Konkurrencës pjesë e rrjetit OECD-GVH/RCC për Europën JugLindore me titull: “Konkurrenca dhe Korrupsioni”, në të cilin mori pjesë Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Znj. Juliana Latifi dhe Komisionere Znj. Leida Matja.

Në këtë takim u diskutua se si korrupsioni ndikon në punën e Autoriteteve të Konkurrencës, si shtrembërohen procedurat e tenderimit publik dhe shpesh gjendet në kombinim me marrëveshjet në oferta në prokurimin publik, duke e bërë edhe më të vështirë zbulimin e karteleve për agjencitë e konkurrencës. Kryetarët e Autoriteteve të Konkurrencës si Hungaria, Lituania dhe Ukraina, prezantuan përvojën e shteteve të tyre dhe masat e brendshme mbrojtëse të përdorura për të parandaluar korrupsionin. Përfaqësues të OECD paraqitën punën dhe mjetet e përdorura për parandalimin e korrupsionit në sektorin publik. Në përfundim të këtij takimi u prezantua edhe programi i trajnimeve të OECD-GVH/RCC për vitin 2019.

Gjithashtu në datat 29-30 nëntor 2018, në OECD, Paris, u zhvillua Forumi i 17-të Botëror i Konkurrencës, ku Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës paraqiti për herë të parë kontributin e eksperiencës së institucionit midis 27 shteteve pjesëmarrëse në këtë Forum, në dy seksione: Përfitimet dhe Sfidat e Marrëveshjeve të Bashkëpunimit Rajonal për Konkurrencën (Përmbledhjet e kontributeve) dhe Fuqitë Investigative në Praktikë (Përmbledhjet e kontributeve).

Në përfundim të Forumit OECD, do të përmbledhë në një inventar elektronik kontributet e shteteve të cilat do të qarkullohen ndërmjet vendeve anëtare dhe do të shërbejnë si praktikat më të mira për t’u konsultuar nga palë të ndryshme të interesit.

 

Njoftim_pr_shtyp_OECD

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content