Njoftim për shtyp

Të premten më datë 23.11.2018 Autoriteti i Konkurrencës në bashkëpunim me Prefekturën e Beratit, organizoi në ambientet e Prefekturës seminarin me temë: “Konkurrenca në funksion të zhvillimit ekonomik”.

Synimi i këtij seminari ishte të nxjerrë në pah rëndësinë e politikës së konkurrencës në funksion të zhvillimit të biznesit.

 

Në të u krye prezantimi i Ligjit 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” i ndryshuar, nga Znj. Ola Daka, Drejtor i Integrimit dhe Komunikimit, dhe prezantim i “Programit të përputhshmërisë” me rregullat e biznesit nga Znj. Mimoza Kodhelaj, me funksion Krye Ekonomiste.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të bizneseve të zonës së Beratit e më gjerë, dhe u diskutuan çështjet më domethënëse nga të dyja palët.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content