Njoftim për shtyp

Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se të martën, datë 18.06.2019, në orën 12:30, në Gjykatën Administrative të Apelit do të shqyrtohet ankimi i veçantë mbi ekzekutimin e gjobës së vendosur nga AK ndaj ndërmarrjes “EKMA Albania” SHPK.

Komisioni i Konkurrencës nëpërmjet vendimit nr. 572 datë 22.11.2018, vendosi të gjobisë shoqërinë “EKMA Albania” SHPK në masën 9.99 % të xhiros të vitit paraardhës financiar (2017), përkatësisht në shumën 43,168,617 Lekë, për shkelje të rëndë të konkurrencës, konkretisht të nenit 9, pika 2, gërmat (a), (c) dhe (ç) të ligjit nr. 9121/2003.

KK ka vendosur gjobitjen në këtë masë të xhiros vjetore si pasojë e abuzimit me pozitën dominuese nga ndërmarrja “EKMA Albania” SHPK, në tregun e qiradhënies të ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve Agro – Ushqimore në qytetin e Tiranës.

 

Njoftim_per_shtyp_EKMA

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content