Autoriteti i Konkurrencës organizon Workshop mbi Advokacinë e Konkurrencës me Përfaqësues të Mediave

Tiranë, 17 Tetor 2024 – Autoriteti i Konkurrencës organizoi sot në ambientet e Hotel Tirana International një workshop me temë “Advokacia e Konkurrencës”, ku u ftuan dhe moren pjese përfaqësues të ndryshëm të mediave.

Aktiviteti u moderua nga Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, z. Denar Biba, dhe anëtarë të stafit të AK-së dhe kishte si synim theksimin e rolit të medias si një urë lidhëse midis Autoritetit të Konkurrencës dhe qytetarëve. Ndërveprimi i vazhdueshëm me median është thelbësor për t’i sjellë publikut një kuptim më të mirë të rolit dhe veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës në mbrojtjen e një tregu të drejtë dhe konkurrues.

Gjatë prezantimeve, u trajtuan çështje të ndryshme të fushës së konkurrencës dhe rëndësia e promovimit të saj për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Përfaqësuesit e mediave patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth proceseve të monitorimit dhe zbatimit të ligjit të konkurrencës, marreveshjeve te ndaluara dhe abuzimit me poziten dominuese si dhe përpjekjeve të AK-së për të siguruar që tregjet të funksionojnë në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Workshop-i kontribuon ndjeshëm në ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e konkurrencës së drejte. Përmes këtij bashkëpunimi me median, Autoriteti i Konkurrencës synon të rrisë transparencën dhe të sigurojë një komunikim efektiv me qytetarët për çështje të rëndësishme që lidhen me tregjet dhe konkurrencën.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.