Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 06.09.2024, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi:

  • Përqëndrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë PR-TELECOM Távközlési Kereskedelmi és Szolgáltató Zártkörűen Működő Részvénytársaság dhe filialit të saj PR-WORK Korlátolt Felelősségű Társaság nga shoqëria “ANTENNA HUNGÁRIA” Magyar Műsorszóró és Rádióhírközlési Zártkörűen Működő Részvénytársaság.
  • Përqëndrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë EDISON STOCCAGGIO SPA nga shoqëria SNAM S.P.A.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës përkatëse, Komisioni i Konkurrencës konkludoi se:

Transaksionet e mësipërme nuk do të krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksionet e synuara nuk do të sjellin ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi:

  1. Me Vendimin nr. 1106, datë 06.09.2024, të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë PR-TELECOM Távközlési Kereskedelmi és Szolgáltató Zártkörűen Működő Részvénytársaság dhe filialit të saj PR-WORK Korlátolt Felelősségű Társaság nga shoqëria “ANTENNA HUNGÁRIA” Magyar Műsorszóró és Rádióhírközlési Zártkörűen Működő Részvénytársaság.
  2. Me Vendimin nr.1107, datë 06.09.2024, të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë EDISON STOCCAGGIO SPA nga shoqëria SNAM S.P.A.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content