Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.07.2024, mori në shqyrtim rastin e përqendrimit nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë MEGAPHARMA SHPK nga shoqëria T-MEDSS SHPK, Z. Robert Çina  dhe Znj. Monika Hamzaraj.

Nga realizimi i këtij transaksioni, në tregun e shitjes me pakicë të barnave nuk do të krijohet mbivendosje midis aktiviteteve të palëve (blerës dhe target) në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në strukturat e tregut.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1090, datë 01.07.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë MEGAPHARMA SHPK nga shoqëria T-MEDSS SHPK, Z. Robert Çina  dhe Znj. Monika Hamzaraj.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content