Sot, më datë 12.11.2018, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi midis Autoritetit të Konkurrencës dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e konkurrencës në tregun e mediave audiovizive në Republikën e Shqipërisë.
Duke njohur rëndësinë e mbrojtjes së konkurrencës dhe rëndësinë e medias, Autoriteti i Konkurrencës dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive shprehin gatishmërinë të rrisin dhe forcojnë bashkëpunimin për çështje të interesit të përbashkët, që lidhen me zbatimin e legjislacionit në fuqi për konkurrencën në sektorin mediatik.