Njoftim

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.652, datë 10.10.2019 ka vendosur “Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania Ltd në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto”.

Në zbatim të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, Autoriteti i Konkurrencës respekton procedurat ligjore sipas afateve kohore të përcaktuara në të. Çdo procedurë hetimore i nështrohet këtyre afateve.

Objekt i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës nuk janë marrëdhëniet kontraktore midis palëve, të cilat bazohen në vullnetin e lirë dhe të plotë të tyre, por vendosja e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg, kundrejt çdo subjekti që shkel rregullat e konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se është i pëkushtuar në trajtimin e këtij hetimi, sipas rregullave dhe afateve ligjore, dhe në përputhje me standardet ligjore të Bashkimit Evropian.

Për më tepër informacion referohuni VKK nr.652, datë 10.10.2019, në site www.caa.gov.al

 

njoftim_bankers

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content