Në 14 vjetorin e Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”

Si sot 14 vite më parë, më 1 dhjetor 2003, hyri në fuqi Ligji nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

I përafruar thuajse plotësisht me acqui-communitaire, ky ishte dhe ligji i parë modern i konkurrencës, objektivi themelor i të cilit është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, për të përcaktuar rregullat e sjelljes nga ndërmarrjet, si dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e konkurrencës dhe kompetencat e tyre.

Ligji i konkurrencës zbatohet në këto shtylla kryesore:
1. Marrëveshjet e ndaluara;
2. Abuzim me pozitën dominuese;
3. Kontrolli i përqëndrimeve ndërmjet ndërmarrjeve;
4. Liberalizimi (vlerësimi i të drejtave ekskluzive);
5. Advokacia e konkurrencës (rekomandimet për entet rregullatorë, qeverisjen qendrore dhe lokale).

Ky ligj krijoi kushte për përmirësime të konsiderueshme të kuadrit ligjor dhe institucional të konkurrencës në vend, me qëllim sigurimin e mbrojtjes së interesit publik ndaj çdo shtrembërimi të konkurrencës së tregut.

Ligji është zbatuar për të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare, nëpërmjet procedurave hetimore apo rekomandimeve për advokatinë e konkurrencës në sektorët e energjisë, karburanteve dhe gazit të lëngshëm, komunikimeve elektronike, shërbimet financiare (bankat dhe sigurimet), produkteve ushqimore, mallrave të akcizës etj.

Hyrja në fuqi e ligjit u pasua me konkretizimin më 4 mars 2004 të ngritjes së Autoritetit të Konkurrencës, i vlerësuar në 13 vitet e veprimtarisë së tij nga Komisioni Evropian si një nga institucionet më eficientë dhe më të pavarur në përmbushjen e qëllimit për konkurrencë të lirë dhe efektive në treg.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content