Miratimi i Rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2017”

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbledhur në seancë plenare, datë 03.05.2018 miratoi Rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2017”.

 

 

Rezoluta e Kuvendit, vlerëson rolin e Autoritetit të Konkurrencës, në funksion të mbrojtjes së konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke ndërhyrë në tregje me problematika të përsëritura dhe sensitive të ekonomisë shqiptare, dhe që i shërben mbi gjithçka interesave të konsumatorit.

 

 

Rezoluta parashtron përpara Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2018 që veprimtaria e tij të ketë në fokus:

– Një bashkëpunim koherent me organet e administratës shtetërore dhe entet rregullatore, për të siguruar zbatimin e vendimeve të Komisionit të Konkurrencës;
– Monitorim në vazhdimësi të sjelljes së ndërmarrjeve që u janë dhënë nga shteti të drejta ekskluzive dhe të veçanta, për të evidentuar dhe shmangur situata monopolistike;
– Bërjen efektive të vendimmarrjes së Komisionit të Konkurrencës, në drejtim të ekzekutimit të vendimeve të tij në vite.

Rezoluta veçanërisht i kërkon Autoritetit të Konkurrencës që të mbikëqyrë tregun e telefonisë celulare, që sjellja e ndërmarrjeve që operojnë në këtë treg nuk sjell efekte antikonkurruese, si dhe të monitorojë ndikimin e transaksionit pas transferimit të të drejtave të përdorimit të frekuencave të sipërmarrësit Plus Communication ShA tek sipërmarrësit Vodafone Albania ShA dhe Telekom Albania ShA në tregun e shitjes me pakicë dhe në konsumatorin fundor.

 

Njoftim_pr_shtyp

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content