Në daten 29.08.07 u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis: Autoritetit të Konkurrencës, përfaqësuar nga Kryetari Znj.Lindita MILO (LATI) dhe Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, (në vijim: ERT) me seli “Myslym Shyri, Nr. 43 Tiranë përfaqësuar nga Kryetari i Këshillit Drejtues Z. Hydajet KOPANI.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është tu mundësojë palëve që:
(a) të koordinojnë ushtrimin e kompetencave të mbivendosura, me qëllim që, të parandalohen konfliktet gjyqësore;
(b) të aplikojnë një interpretim konsekuent të termave të përdorura në ligjin e konkurrencës, ligjin e komunikimeve elektronike dhe ligje te tjera që normojnë fushat përkatëse;
(c) të konsultohen me njeri tjetrin në lidhje me përkufizimin e tregjeve për komunikimet elektronike, shkallën e konkurrencës efektive në këto tregje, dhe ekzistencën e dominancës ose fuqisë së ndjeshme në treg në të tilla tregje;
(ç) të krijojnë rregulla të qarta dhe gjithëpërfshirëse dhe të mirëartikuluara për çështje të reja që mund të shfaqen;
(d) t’i sigurojnë njeri tjetrit informacionin e nevojshëm për të luajtur dhe zbatuar rolet dhe autoritetet e tyre respektive në komunikimet elektronike dhe sektorët e shërbimeve postare;
(e) të mbështesin njeri-tjetrin në mënyrë të shprehur dhe të materializuar.
ERT përcakton tregjet, kryen analizën përkatëse dhe shpall operatorët me Fuqi së Ndjeshme në Treg (OFNT), ndërsa Autoriteti përmbush një detyrë të ngjashme në stadin në rastet e abuzimit të dominancës. Memorandumi synon të mënjanojë konfliktet e mundshme në përcaktimet e tregjeve dhe gjetjet nga palët për fuqinë e ndjeshme në treg ose dominancën e operatorëve, përmes koordinuar të. Ky memorandum hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga palët përkatëse.