Mbi konferencën ndërkombëtare “13 vjet eksperiencë në politikën e konkurrencës në Shqipëri: aspekte të ligjit, ekonomisë dhe biznesit”

Në datat 11-12 dhjetor 2017, Autoriteti i Konkurrencës në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) do të organizojë konferencën e nivelit të lartë ndërkombëtar me temë: “13 vjet eksperiencë në politikën e konkurrencës në Shqipëri: aspekte të ligjit, ekonomisë dhe biznesit”. Konferenca do të fillojë punimet në orën 09:30, në hotel “Tirana International”, salla Balsha.

Në sesionin e parë do të përshëndesin konferencën Znj. Juliana Latifi, Kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Senida Mesi, Zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesi i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ulsi Manja, koordinatori i UNDP për Shqipërinë, Z. Brian J. Williams dhe drejtori i Kërkimeve në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, Z. Russell Pitman.

Në këtë Konferencë do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të niveleve të larta ndërkombëtare me qëllim shkëmbimin e eksperiencave më të mira ndërmjet Autoriteteve të Konkurrencës, ekspertëve ndërkombëtarë, enteve rregullatorë, institucioneve publike, akademikëve dhe komunitetit të biznesit.

Konferenca në ditën e saj të parë do të jetë e organizuar në pesë sesione, ku temat kryesore do të fokusohen në bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare OECD, UNCTAD, ECS, aspektet ligjore të ligjit të konkurrencës dhe sfidat e së ardhmes për procesin e integrimit evropian, prezantimi i analizave ekonomike për zhvillimin e qëndrueshëm në ekonominë tranzitore, procedura e njoftimit dhe vlerësimit të kontrollit të përqendrimeve, promovimi i kulturës dhe avokatisë së konkurrencës si dhe transmetimi tek komuniteti i biznesit.

Në ditën e dytë të konferencës do të diskutohet mbi mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm në Politikën e Konkurrencës ndërmjet Autoritetit të Konkurrencës me institucionet simotra si dhe përmbyllja me diskutimet e auditorit.

Autoriteti i Konkurrencës fton të gjitha mediat për pasqyrimin e kësaj konference.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.