Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD)

 

AK i kushton një rëndësi të madhe politikave të konkurrencës dhe ka bashkëpunim të vazhdueshëm  me UNCTAD. Në Gjenevë organizohet nga UNCTAD takimi i përvitshëm i “Grupit Ndërqeveritar të Ekspertëve mbi Konkurrencën, Ligjin dhe Politikat (IGE)”.

Në takimin e 17’ të IGE në datat 11-13 Korrik 2018, mori pjesë kryetarja e AK, Znj. Juliana Latifi, e cila u zgjodh si Zëvendës-Kryetare dhe raportuese e sesionit plenar të 17’ të IGE. Në këtë sesion u diskutuan aktivitetet për rritjen e kapaciteteve dhe zbatimit të asistencës teknike, sfidat me të cilat përballen vendet në zhvillim për konkurrencën dhe aspektet rregullatore në sektorin e transportit detar, çështjet që lidhen me konkurrencën për shitjen e të drejtave audio-vizuale për aktivitetet e mëdha sportive, rishikimi vullnetar i ligjit dhe politikës së konkurrencës së Botsvanës (Peer-Review) dhe raportimi për Grupin e Diskutimit të UNCTAD për praktikat më të mira në Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Juliana Latifi, gjithashtu, në datën 12 Korrik 2018, e ftuar në seksionin e Peer-Review së Botsvanës, drejtoi panelin në të cilin u vlerësuar kuadri ligjor dhe zbatimi i ligjit për mbrojtjen e konkurrencës. Pjesë e këtij paneli ishin ekspertët e konkurrencës Znj. Tebelelo Pule, Kryetare e Autoritetit të Konkurrencës së Botsvanës, Z. Tembinkosi Bonakele, Komisioner i Autoritetit të Konkurrencës në Afrikën e Jugut dhe Z. Francis Kariuki, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Konkurrencës në Kenia dhe profesori i mirënjohur në fushën e konkurrencës Prof. William Kovacic, ish-kryetar i Federal Trade Commission në USA dhe profesor në universitetin e George Washington, USA.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.