Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 14.06.2022, mori në shqyrtim tre njoftime përqendrimi të realizuar në tregun ndërkombëtar dhe që plotësonin kriteret e nenit 10 dhe 12 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës” dhe ishin objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Autozentrum Sport AS nga shoqëria Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft;
2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Slovenská sporitel’ňa, a.s.Všeobecná úverová banka,a.s, Tatra banka, a.s., Československá obchodná banka, a.s. dhe 365.bank,a.s;
3. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Ford Romania SA nga shoqëria Ford Otosan Netherlands B.V.
Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr 891, datë 14.06.2022, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Autozentrum Sport AS nga shoqëria Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft; me Vendimin nr. 892, datë 14.06.2022, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Slovenská sporitel’ňa, a.s.Všeobecná úverová banka,a.s, Tatra banka, a.s., Československá obchodná banka, a.s. dhe 365.bank,a.s,.me kusht që, pala njoftuese të marrë dhe të depozitojë pranë Autoritetit të Konkurrencës Marrëveshjen e Partneritetit dhe me Vendimin nr. 893, datë 14.06.2022, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Ford Romania SA nga shoqëria Ford Otosan Netherlands B.V.
Për më shumë shikoni Vendimin nr. 891, Vendimin nr. 892 dhe Vendimin nr. 893, datë 14.06.2022, në https://caa.gov.al/ .