Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 14.01.2025, mori në shqyrtim 2 njoftime përqendrimi:
- Përqendrimi i propozuar për krijimin e një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Daimler Truck AG dhe Aktiebolaget Volvo.
- Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Diaverum AB nga shoqëria M42 LTD.
Transaksionet nuk do të krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar, nuk shfaqin shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese dhe nuk do të sjellin ndryshim apo do të kenë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi:
- Me Vendimin nr. 1148, datë 01.2025, të autorizojë përqendrimin e propozuar për krijimin e një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Daimler Truck AG dhe Aktiebolaget Volvo.
- Me Vendimin nr. 1149, datë 01.2025, të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Diaverum AB nga shoqëria M42 LTD.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al