Draft-Udhezim “Mbi kushtet dhe detyrimet ne rastet e përqendrimeve”

Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të Ligjit nr 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (  i ndryshuar) , si dhe në zbatim të Rregullores “ Për zbatimin e procedurave të përqëndrimit të ndërmarrjeve”, miratuar me Vendimin nr.80, datë 05.06.2008, ka hartuar draft udhëzimin “Për kushtet dhe detyrimet në rastet e përqendrimeve”. Ky draft udhëzim është hartuar duke përkthyer, përshtatur dhe përafruar  Njoftimi I Komisionit mbi masat e pranueshme sipas rregullores së këshillit nr. 139/2004 dhe sipas Rregullores së Komisionit nr. 802/2004 (52008XC1022(01)), (OJ C 267, 22.10.2008, p.1-27)

Qëllimi i hartimit të një udhëzimi të ri, synon përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me atë europian në fushën e konkurrencës, duke sqaruar rastet e përqëndrimeve me kushte dhe detyrime. Qëllimi i Udhëzimit është përcaktimi i rregullave dhe masave mbi  angazhimet që marrin përsipër ndërmarrjet që janë të interesuara për ndryshimin dhe autorizimin e përqendrimit.

Gjithashtu, në këtë Udhëzim janë sqaruar gjerësisht kërkesat për zbatimin e angazhimeve si: procesi i shitjes, miratimi i blerësit dhe i marrëveshjeve të shitjeve dhe blerjeve, detyrimi i palëve në periudhën e ndërmjetme, ruajtja e përkohshme e biznesit të shitur, hapat për ndryshim ,detyrime të veçanta të palëve për sa i përket procesit të shitjes, roli i administratorit monitorues, roli i administratorit shitës, miratimi i administratorit dhe mandati i administratorit.

 

Draft_udhezimi_per_kushtet_dhe_detyrimet_-perqendrime

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.