Për disa rekomandime për rritjen e konkurrencës në tregun e shërbimit të transportit ajror në Republikën e Shqipërisë

Me vendimin nr. 538, datë 20.07.2018 “Për disa rekomandime për rritjen e konkurrencës në tregun e shërbimit të transportit ajror në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Konkurrencës vendosi:

1. T’i rekomandojë Këshillit të Ministrave, që t’i kërkojë Organit Shtetëror të Autorizuar (OSHA):
– Në zbatim të pikës 19. 2, germa (a), të Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar në cilësinë e Organit Shtetëror të Autorizuar dhe në bashkëpunim me shoqërinë koncensionare të rishikojnë Pagesat për Shërbimet e Aeroportit siç parashikohet çdo tre vjet.
– Për shkak të pozicionit të kompanisë koncensionari, si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, OSHA të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos.

2. T’i kërkojë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, mbështetjen Tuaj për të bërë të mundur zbatimin e rekomandimeve të këtij Vendimi.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link- un më poshtë.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content