Njoftim për shtyp

Nisur nga një artikull në media mbi rritjen e çmimit të vajrave ushqimorë, Autoriteti i Konkurrencës sqaron si më poshtë:

Autoriteti i Konkurrencës vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg në zbatim të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” duke u mbështetur në tre shtylla kryesore:

• abuzimin me pozitën dominuese;
• marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe
• autorizimin për bashkimin dhe përqendrimin e ndërmarrjeve.

Autoriteti i Konkurrencës nuk është institucion përgjegjës për mbikëqyrjen e çmimeve apo të cilësisë së produkteve të ndryshme ushqimore.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës nuk janë depozituar ankesa, si nga ana  e bizneseve, ashtu edhe nga ana e konsumatorëve, lidhur me rritjen e çmimit të vajrave ushqimorë, prej së paku 4 vitesh.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.