Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr. 857, datë 21.01.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Elmtronics Group Limited nga shoqëria Mer UK Holding Limited.
Elmtronics UK Holding Limited është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe ekzistuese në përputhje me ligjin anglez, me objekt aktiviteti furnizimin dhe instalimin e pikave të karikimit të makinave elektrike si për konsumatorë ashtu edhe për klientë tregtarë.
Mer UK Holding Limited është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe ekzistuese në përputhje me ligjin anglez, me objekt veprimtarie zotërimin, furnizimi, instalimin dhe operimin e pikave të karikimit të automjeteve elektrike për klientë në UK si për përdorim publik ashtu edhe për privat.
Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar, duke mos patur asnjë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nga përftimi i kontrollit të shoqërisë Elmtronics Group Limited nga shoqëria Mer UK Holding Limited.
Për më shumë shikoni Vendimin nr. 857, datë 21.01.2022 në caa.gov.al