Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr.864, datë 15.02.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Daimler Truck AG, Traton International S.A dhe Volvo Energy AB.

Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar sepse palët nuk kanë filial apo degë në Shqipëri, duke mos patur asnjë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Daimler Truck AG, Traton International S.A dhe Volvo Energy AB.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 864, datë 15.02.2022 në caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content