Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Luminor Holding AS nga shoqëria OTP Bank Nyrt.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 717 prot., i AK, datë 14.08.2026, “Njoftimi  Përqendrimi – OTP Bank Nyrt.”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi blerjen e 100% të kuotave të shoqërisë Luminor Holding AS nga shoqëria OTP Bank Nyrt.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: OTP Bank Nyrt./ OTP Bank Plc, është një shoqëri aksionare, e listuar publikisht me një strukturë pronësie ndërkombëtare, kryesisht e përbërë nga investitorë privatë dhe institucionalë, i themeluar sipas legjislacionit të Hungarisë,e cila aktualisht ka si veprimtari kryesore: Ndërmjetësime monetare të tjera.

OTP Bank Nyrt, është aktive në tregun shqiptar nëpërmjet filialit të saj Banka OTP Albania SHA.

Shitësit:

DNB Baltic Invest AB është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Suedisë.

Entiteti Shitës: Braavos Bidco Limited është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Jersey.

Shoqëria target: Luminor Holding AS është një shoqëri  aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Estonisë, me objekt aktiviteti: Aktivitetet e shoqërisë mbajtëse (holding).

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Skip to content