Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë PREDUZEĆE  ZA PROIZVODNJU USLUGE I PROMET UNIVERZUM EXPORT-IMPORT DOO, ARANDELOVAC nga shoqëria WIENERBERGER doo KANJIŽA. 

Pranë Autoritetit të Konkurrencës, me shkresën nr. 480 prot. i AK, datë 19.05.2026 “Njoftim përqendrimi”, jemi njoftuar mbi përqendrimin e propozuar, lidhur me përftimin e kontrollit të shoqërisë target PREDUZEĆE ZA PROIZVODNJU USLUGE I PROMET UNIVERZUM EXPORT-IMPORT DOO, ARANDELOVAC. nga shoqëria blerëse WIENERBERGER doo KANJIŽA.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: WIENERBERGER doo KANJIŽA është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e  themeluar sipas legjislacionit të Serbisë.

WIENERBERGER doo KANJIŽA është pjesë e Grupit të shoqërive WIENERBERGER, një furnizues ndërkombëtar i materialeve të ndërtimit dhe të zgjidhjeve të infrastrukturës.

Shitësit: Shtetasit z. Z.S. dhe z.B.S.

Shoqëria target: PREDUZEĆE  ZA PROIZVODNJU USLUGE I PROMET UNIVERZUM EXPORT-IMPORT DOO, ARANDELOVAC/ UNIVERZUM EXPORT-IMPORT DOO ARANDELOVAC është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e  themeluar, sipas legjislacionit të Serbisë.

Shoqëria target zotëron plotësisht dhe finalin e saj: Dega e shoqërisë target: PRIVREDNO DRUŠTVO ZA PROIZVODNJU I PRODAJU GRADEVINSKOG MATERIJALA UNIVERZUM CIGLANA DOO ARANDELOVAC është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e  themeluar sipas legjislacionit të Serbisë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content