Rasti: Përftimi i kontrollit nëpërmjet blerjes së 50% të kuotave të shoqërisë  KS HUAYU AluTech  GmbH nga shoqëria Porsche Investments Management S.A.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 390 prot., i AK, datë 17.04.2026, “Njoftimi i Përqendrimit ndërmjet Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft, Rheinmetall  AG / KS HUAYU  AluTech GmbH”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi blerjen e 50% të kuotave të shoqërisë KS HUAYU AluTech GmbH nga shoqëria Porsche Investments Management S.A.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: Porsche Investments Management S.A është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Luksemburgut. Blerësi është degë 100% në pronësi të shoqërisë Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft, një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, një prodhues makinash që specializohet në zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e makinave sportive me performancë të lartë, si dhe SUV-ve dhe sedanëve.

Dr. Ing. h.c.F. Porsche Aktiengesellschaft është një filial i zotëruar në mënyrë indirekte nga Volkswagen  Aktiengesellschaft, kompania mëmë e Volkswagen  Group.  Grupi Volkswagen  operon në Shqipëri përmes shoqërive të zotëruar indirekt prej tij: Porsche Albania SHPK dhe Porsche Leasing SHPK.

Shitësi: HUAYU Automotive Systems (Shanghai) Co., LTD është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Republikës Popullore të Kinës.

Shoqëria target : KS  HUAYU  AluTech GmbH  është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, furnizues në industrinë automobilistike, i specializuar në derdhjen e aluminit të nivelit të lartë për komponentë të lehtë për automjete pasagjerësh dhe tregtare, si dhe në një masë më të kufizuar për motoçikleta.

Target nuk ka filiale dhe nuk ka realizuar xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content