Autoriteti i Konkurrencës dhe Universiteti EPOKA organizojnë Shkollën Verore dhe panelin publik “Konkurrenca në tregjet Dixhitale”

Tiranë, 14 maj 2026 – Në zbatim të Marrëveshjes Bashkëpunimit, me qëllim forcimin e kulturës së konkurrencës për studentët dhe stafin akademik, edhe në kuadër të modulit Jean Monnet “EU Competition Law and Digital Markets”, Departamenti i Drejtësisë në Universitetin EPOKA në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës organizuan Shkollën verore “Konkurrenca në tregjet Dixhitale” dhe panelin publik me temë “Zbatimi i Rregullave të Konkurrencës të BE-së dhe Shqipërisë në Mjedisin Digjital: Sfidat dhe Perspektivat.”

Nën moderimin e koordinatorit të projektit Gentjan Skara, paneli përbëhej nga Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba dhe profesoret Christian Bergqvist (Universiteti i Kopenhagenit), Kalpana Tyagi (Universiteti i Mastrihtit) dhe Arletta Gorecka (Kolegji Ndërkombëtar i Glasgow). Gjithashtu gjatë shkollës verore një prezantim u  mbajt për studentet në lidhje me rolin e Autoritetit të Konkurrences dhe zhvillimeve në tregjet dixhitale, nga Mimoza Kodhelaj, Drejtor, Autoriteti i Konkurrencës.

Këto aktivitete mblodhën së bashku akademikë, përfaqësues institucionesh, praktikues të ligjit dhe studentë për të diskutuar një nga fushat më dinamike dhe më të rëndësishme të së drejtës moderne: zbatimin e rregullave të konkurrencës në tregjet digjitale.

Temat e trajtuara u fokusuan në mënyrën se si Bashkimi Europian dhe Shqipëria po përballen me këto zhvillime, veçanërisht në kontekstin e Aktit të Tregjeve Digjitale të BE-së (DMA) dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Diskutimet sollën perspektiva të vlefshme mbi evolucionin e zbatimit të së drejtës së konkurrencës në tregjet digjitale, duke përfshirë qasjet e Shqipërisë, Danimarkës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe sfitat në garantimi i konkurrencës së ndershme në tregjet digjitale.

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson bashkëpunimin me institucionet akademike për të edukuar profesionistët e të nesërmes mbi parimet e mbrojtjes së konkurrencës. Një falënderim i veçantë për të gjithë panelistët, pjesëmarrësit, kolegët dhe studentët që kontribuan në këto diskutime të frytshme dhe shumë të vlefshme. Biseda të tilla janë thelbësore për të siguruar që e drejta e konkurrencës të mbetet në hap me epokën digjitale.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content