Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 412 prot., i AK, datë 27.04.2026, “Njoftim përqëndrimi përfundimtar dhe kërkesë për autorizim të përqendrimit”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar nëpërmjet blerjes së aksioneve tek shoqëria target AKÇANSA ÇIMENTO SANAYI VE TICARET A.Ş. nga shoqëria blerëse Heidelberg Materials AG.
Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:
Blerësi: Heidelberg Materials AG është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Gjermanisë, shoqëria holding e Heidelberg Materials Economic Group.
HMEG është një prodhues i materialeve të ndërtimit që ofron, në veçanti, çimento, klinker dhe aditivë të tjerë të çimentos, agregate, beton të gatshëm të përzier dhe produkte të tjera betoni, llaç dhe asfalt.
Heidelberg Materials AG ka dy filiale në pronësi indirekte në Shqipëri, përkatësisht: Heidelberg Materials Eurotech Albania SHPK dhe Shqipëria Cement Company SHPK.
Shitësi: HACI ÖMER SABANCI HOLDING ANONIM ŞIRKETI është një shoqëri aksionare, e regjistruar sipas legjislacionit të Turqisë, me fushë veprimtarie: aktivitete të shoqërive mëmë.
Shoqëria target: AKÇANSA ÇIMENTO SANAYI VE TICARET A.Ş. është një shoqëri aksionare, aktive në prodhimin dhe komercializimin e çimentos dhe klinkerit; nxjerrjen, përpunimin dhe furnizimin komercial të agregateve, kryesisht përmes markës Agregasa.
Target nuk ka filial të regjistruar në Shqipëri, por gjeneron të ardhura në tregun shqiptar përmes shitjeve indirekte të produkteve të saj.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
