Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë ALBANIA GAS TECH SHA nga shoqëria JONUZ KASTRATI SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 970 prot., i AK, datë 07.11.2025, “Konfirmim i Depozitimit të Dokumenteve”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë ALBANIA GAS TECH SHA nga shoqëria JONUZ KASTRATI SHPK.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: JONUZ KASTRATI SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt veprimtarie funksionimin si një shoqëri holding, me pjesëmarrje direkte ose indirekte në kapitalin tregtar të shoqërive të tjera tregtare, vendase ose të huaja.

Struktura e ortakërisë së shoqërisë JONUZ KASTRATI SHPK përbëhet nga KASTRATI SHPK,  z. Sh. K.,  z. B. K., z. H. K. dhe z. S. K.

KASTRATI SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila organizohet dhe funksionon si një shoqëri holding, me pjesëmarrje direkte ose indirekte në kapitalin tregtar të shoqërive të tjera tregtare, vendase ose të huaja.

KASTRATI SHPK zotërohet plotësisht nga z. Sh. K.

Shitësi: Z. Shefit Kastrati, individ.

Target: ALBANIA GAS TECH SHA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti krijimin, instalimin dhe vënien në shfrytëzim të impianteve, stacioneve, reparteve, linjave për tregtimin e hidrokarbureve brenda e jashtë vendit, import-eksport dhe tregti me shumicë e naftës, gazit, nënprodukteve të tyre, vajrave lubrifikantë, transporti kombëtar e ndërkombëtar i tyre, import-eksport dhe tregti me shumicë e pakicë të teknologjisë dhe pjesëve të këmbimit për ushtrimin e veprimtarisë hidrokarbure etj.

ALBANIA GAS TECH SHA përpara transaksionit zotërohej nga KASTRATI ENERGY TRADE SHA dhe nga z. Sh. K.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content