Rasti:Përftimi i kontrollit të shoqërisë České aerolinie a.s. dhe Grupit Smartwings nga shoqëria Pegasus Hava Taşımacılığı Anonim Şirketi.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 6 prot., i AK, datë 06.01.2026, “Përqendrim përmes përfitimit të kontrollit të vetëm nga Pegasus Hava Taşımacılığı A.Ş. mbi České aerolinie A.S., Smartwings, a.s. dhe shoqëritë e varura të Smartwings nga Prague City Air s.r.o., – Njoftimit në përputhje me Ligjin për Konkurrencën”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar të përftimit të kontrollit të shoqërisë České aerolinie a.s. dhe Grupit Smartwings nga shoqëria Pegasus Hava Taşımacılığı Anonim Şirketi.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: Pegasus Hava Taşımacılığı Anonim Şirketi (Pegasus Hava Taşımacılığı A.Ş.), një shoqëri aksionare, e themeluar dhe që vepron sipas legjislacionit turk, e cila ushtron veprimtari në ofrimin e shërbimeve të transportit ajror të pasagjerëve me fluturime të rregullta dhe charter, duke operuar sipas një modeli biznesi të linjës ajrore me kosto të ulët.

Shitësi: Prague City Air s.r.o. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe që vepron sipas legjislacionit çek.  

Target:

České aerolinie a.s. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit çek, me objekt aktiviteti veprimtari hotelerie; prodhimi, tregtimi dhe shërbimet që nuk janë të përfshira në shtojcat 1 deri 3 të Ligjit për veprimtarinë tregtare: ndërmjetësim në tregti dhe shërbime, tregtim me shumicë dhe pakicë, shërbime spedicionere dhe përfaqësim në procedurat doganore, ndërmjetësim punësimi, shitja e alkoolit për konsum dhe pijeve alkoolike etj.

Smartwings, a.s. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit çek, me objekt aktiviteti transport ajror tregtar i rregullt dhe i parregullt, brenda dhe ndërmjet shteteve, i pasagjerëve, bagazheve të tyre, kafshëve, postës dhe mallrave (Cargo); manovrimi i avionëve në platformë; regjistrimi i pasagjerëve, ngarkesave dhe postës etj.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content