Rasti: Përftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë PRIMORSKI SKLADI, d.o.o. nga shoqëritë OTP Alapkezelő Zártkörűen Működő Részvénytársaság dhe OTP banka d.d.   

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar email-i nr.880 prot. i AK, datë 06.10.2026, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi blerjen e 100% të aksioneve në shoqërinë PRIMORSKI SKLADI, d.o.o.

Referuar dokumentit “Kontratë për shitjen dhe transferimin e kuotës”, të lidhur më datë 19 shtator 2025 palët janë:

Blerësi 1: OTP Alapkezelő Zártkörűen Működő Részvénytársaság / OTP Alapkezelő Zrt.  (OTP Fund Management Pte.Ltd.) është një shoqëri aksionare e regjistruar sipas legjislacionit Hungarez, e cila menaxhon  fondet e investimeve brenda grupit OTP. Veprimtaria kryesore e saj është menaxhimi i fondeve të investimeve UCITS dhe fondeve alternative të investimeve, si dhe dhënia e këshillave financiare përkatëse. Blerësi është pjesë e OTP Bank Plc., e cila është shoqëria mëmë e Grupit OTP.

Blerësi 2: OTP banka d.d. është një shoqëri aksionare e regjistruar sipas legjislacionit Slloven, e cila operon si një bankë universale që ofron shërbime pagesash, depozitash, kreditimi dhe shërbime të tjera financiare në Slloveni. Shoqëria OTP banka d.d. si një bankë rajonale zotërohet nga Grupi OTP.

OTP Bank Plc.( OTP Bank NYRT), e cila operon në Shqipëri, duke ofruar produkte bankare standarde, ka në pronësi të plotë në Shqipëri, shoqërinë Banka OTP Albania SHA.

Banka OTP Albania SHA është shoqëri aksionare, themeluar sipas legjislacionit shqiptar dhe me objekt aktiviteti: a) pranimi i depozitave monetare ose i fondeve të tjera të ripagueshme nga publiku dhe përdorimi i tyre për dhënie kredie e vendosje në emër dhe për llogari te vet, b) dhënie huash të të gjitha llojeve duke përfshirë kredi konsumatorësh dhe kredi hipotekore, c)faktoring dhe financim të transaksioneve tregtare, etj. Aksionar i vetëm i shoqërisë është shoqëria OTP Bank NYRT, e cila është shoqëria mëmë përfundimtare e Grupit.

Shoqëria Target: PRIMORSKI SKLADI Upravljanje z investicijskimi skladi, d.o.o., Koper / PRIMORSKI SKLADI, d.o.o., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar sipas legjislacionit Slloven, e cila ushtron aktivitetin e saj në menaxhimin e fondeve të investimeve, me qëllim forcimin e pozitës rajonale të grupit në segmentin e shërbimeve financiare, si dhe zgjerimin e veprimtarisë në fushën e menaxhimit të fondeve të investimeve në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Kjo shoqëri gjithashtu ushtron aktivitetin e saj në përputhje me Ligjin mbi Fondet e Investimeve dhe aktet e tjera përkatëse të legjislacionit slloven, nën mbikëqyrjen e Agjencisë për Tregun e Letrave me Vlerë të Republikës së Sllovenisë, e cila lëshon dhe mbikëqyr licencat për ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të fondeve të hapura të investimeve.

Transaksioni i njoftuar konsiston në përftimin e kontrollit të përbashkët të shoqërisë PRIMORSKI SKLADI, d.o.o. nga shoqëritë OTP Alapkezelő Zártkörűen Működő Részvénytársaság dhe OTP banka d.d.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content