Shpallen fituesit e konkursit të eseve në të drejtën e konkurrencës!

Në kuadër të Ditës së Konkurrencës, në datën 5 dhjetor 2025, Autoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Fakultetin e Drejtësisë të Kolegjit Universitar Qirjazi, Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Epoka, Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Mesdhetar dhe Universitetin Europian të Tiranës, organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin e eseve kushtuar temave kyçe të së drejtës së konkurrencës.
Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë dhe synoi të nxisë kulturën e konkurrencës tek brezi i ri, duke i afruar studentët me konceptet moderne të ligjit dhe politikave konkurruese.

Autoriteti i Konkurrencës falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre veçanërisht pedagogët: Dr. Gentjan Skara (Universiteti Epoka), Dr. Fjoralba Caka (FDUT – UT), Dr. Luljeta Kodra (Universiteti Mesdhetar), Prof. Assoc. Dr. Arjan Tushaj (Fakulteti i Ekonomisë – UT), Prof. Assoc. Dr. Erjola Aliaj (UET) dhe Prof. Assoc. Dr. Enida Bozheku (Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, Kolegji Universitar Qirjazi).

Ceremonia u çel me fjalën përshëndetëse të Prof. Dr. Dorina Hoxha, Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, e cila vlerësoi bashkëpunimin institucional dhe rëndësinë e zhvillimit akademik të studentëve në fushën e konkurrencës.
Në vijim, z. Denar Biba, Kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, mbajti për studentët e pranishëm një leksion përmes të cilit solli reflektime praktike mbi zhvillimet bashkëkohore të politikave të konkurrencës në Shqipëri dhe BE, duke u ndalur te sfidat e tregjeve dinamike dhe rëndësia e ruajtjes së konkurrencës së ndershme.

Pika kulmore e ceremonisë ishte ndarja e çmimeve për studentët fitues, autorë të eseve më të mira, të cilët u vlerësuan me çertifikata mirënjohjeje për angazhimin, analizën kritike dhe kreativitetin e treguar.

Aktiviteti u mbyll në një atmosferë motivuese, duke riafirmuar angazhimin e Autoritetit të Konkurrencës për të promovuar edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve në fushën e konkurrencës, si një shtyllë thelbësore për zhvillimin e një ekonomie të hapur dhe funksionale.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content