Nga një projekt te tjetri – Autoriteti i Konkurrencës forcon partneritetet europiane dhe hap një kapitull të ri bashkëpunimi

Menjëherë pas perfundimit me sukses të projektit me UNCTAD, Autoriteti i Konkurrences nis një projekt tjeter me Ministrinë Federale Gjermane për Ekonominë dhe Energjine, GIZ dhe agjencine gjermane per rregullimin e konkurrences “Bundeskartellamt”.

Vetëm pak ditë pasi në Tiranë u zhvillua konferenca ndërkombëtare “Competition Compliance – Launching the Competition Compliance Manuals”, një nismë e përbashkët e Autoritetit të Konkurrencës me UNCTAD dhe BERZH, Autoriteti Shqiptar I Konkurrencës vijon të zgjerojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe të thellojë modernizimin e kulturës së konkurrencës në Shqipëri.
Nisma tjetër madhore konsiston në nënshkrimin e “Joint Declaration of Intent” me Ministrinë Federale Gjermane për Ekonominë dhe Energjine, GIZ dhe agjencine gjermane per rregullimin e konkurrences “Bundeskartellamt”.

Ky partneritet i ri synon:

  1. forcimin e kapaciteteve në hetimet antitrust,
  2. rritjen e efektivitetit të kontrollit të përqendrimeve,
  3. bashkëpunimin me gjyqësorin,
  4. harmonizimin e praktikave me udhëzimet dhe standardet e BE-së,
    dhe modernizimin e komunikimit publik të Autoritetit

Bashkëpunimi do të mbështetet në metodologjinë e projekteve te EU Twinning, përmes shkëmbimit të drejtpërdrejtë të ekspertizës, trajnimeve, misioneve të specializuara dhe vizitave studimore në institucionet gjermane.

Ky hap i rëndësishëm e vendos Autoritetin e Konkurrencës në një trajektore të re zhvillimi: nga konsolidimi i kapaciteteve vendase drejt integrimit të plotë me standardet e konkurrencës së Bashkimit Europian.

Skip to content