Menjëherë pas perfundimit me sukses të projektit me UNCTAD, Autoriteti i Konkurrences nis një projekt tjeter me Ministrinë Federale Gjermane për Ekonominë dhe Energjine, GIZ dhe agjencine gjermane per rregullimin e konkurrences “Bundeskartellamt”.
Vetëm pak ditë pasi në Tiranë u zhvillua konferenca ndërkombëtare “Competition Compliance – Launching the Competition Compliance Manuals”, një nismë e përbashkët e Autoritetit të Konkurrencës me UNCTAD dhe BERZH, Autoriteti Shqiptar I Konkurrencës vijon të zgjerojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe të thellojë modernizimin e kulturës së konkurrencës në Shqipëri.
Nisma tjetër madhore konsiston në nënshkrimin e “Joint Declaration of Intent” me Ministrinë Federale Gjermane për Ekonominë dhe Energjine, GIZ dhe agjencine gjermane per rregullimin e konkurrences “Bundeskartellamt”.
Ky partneritet i ri synon:
- forcimin e kapaciteteve në hetimet antitrust,
- rritjen e efektivitetit të kontrollit të përqendrimeve,
- bashkëpunimin me gjyqësorin,
- harmonizimin e praktikave me udhëzimet dhe standardet e BE-së,
dhe modernizimin e komunikimit publik të Autoritetit
Bashkëpunimi do të mbështetet në metodologjinë e projekteve te EU Twinning, përmes shkëmbimit të drejtpërdrejtë të ekspertizës, trajnimeve, misioneve të specializuara dhe vizitave studimore në institucionet gjermane.
Ky hap i rëndësishëm e vendos Autoritetin e Konkurrencës në një trajektore të re zhvillimi: nga konsolidimi i kapaciteteve vendase drejt integrimit të plotë me standardet e konkurrencës së Bashkimit Europian.


