Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 722 prot. i AK, datë 13.08.2025 “Konfirmim i Depozitimit të Dokumenteve”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi hyrjen e shoqërisë GLG INVESTMENT SHPK tek shoqëria target Space+ SHA nëpërmjet përvetësimit të kuotave të zotëruara nga shoqëria ALB – STAR SHPK, të cilat përfaqësojnë 99% të kapitalit aksionar.
Referuar dokumentit “Marrëveshje Kuadër për Riorganizimin e shoqërisë Space+ SHA” nënshkruar më datë 08 gusht 2025, palët në marrëveshje janë:
Blerësi/aksionari hyrës: GLG INVESTMENT SHPK është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar me objekt aktiviteti: Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është kryerja e të gjitha aktiviteteve tregtare në përputhje me dispozitat ligjore shqiptare në fuqi. Më specifikisht: Themelimi dhe krijimi i shoqërive dhe sipërmarrjeve shqiptare dhe të huaja si dhe pjesëmarrja në to, administrimi dhe drejtimi i shoqërive tregtare dhe sipërmarrjeve vendase apo të huaja; Blerja apo disponimi mbi pjesëmarrjen të kapitalit në korporata, partneritete apo shoqëri dhe sindikata me objekte aktiviteti të ndryshme, blerja dhe shitja e aksioneve dhe kuotave apo pjesëmarrje të tjera në sipërmarrje dhe shoqëri, brenda kufijve të lejuar nga legjislacioni i aplikueshëm; Blerja, barrësimi, hipotekimi dhe transferimi i pasurive të paluajtshme dhe atyre të luajtshme si dhe titujve; Pjesëmarrje në shoqëri me objekte aktiviteti në fushën e ndërtimit, investime në energjetike, imobiliare, në lojra fati etj; Gjithashtu në përputhje me legjislacionin shqiptar, shoqëria mund të kryejë dhe të realizojë çdo aktivitet që lidhet direkt apo indirekt, është si rrjedhim apo ka të bëjë me objektivat e renditura më sipër. Për të arritur qëllimin e mësipërm shoqëria mund të ndërmarrë veprime me pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme dhe çdo aktivitet tregtar, financiar, për dhënie me qira apo hipotekim që mund të konsiderohet i dobishëm apo i nevojshëm në mënyrë që të arrihet objektivi i shoqërisë.
Shoqëria GLG INVESTMENT SHPK zotërohet me 100% të kapitalit nga shoqëria Lake Horizont LLC.
Shitësi: ALB – STAR SHPK/aksionari dalës është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar me objekt aktiviteti: Ndërtime civile, industriale, tregti import export. Transport i mallrave për të tretë me qira dhe për llogari të vet brenda vendit. Tregti me shumicë e ujit të pijshëm dhe e ujit industrial. Transport me mjete jashtë norme për llogari të vet dhe të tretë brenda dhe jashtë vendit. Menaxhim i mbetjeve jo të rrezikshme (aktivitet grumbullim dhe transport i mbetjeve jo të rrezikshme). Hapja dhe menaxhimi i hoteleve “Strukturë Akomoduese 4 ose 5 yje”, e godinave dhe ambjenteve në të cilat ushtrohet aktivitet hotelier. Hapja dhe menaxhimi i sallave të konferencave në kuadër të aktivitetit hotelier. Hapja, menaxhimi dhe fuksionimi i qendrave të rekreacionit, fitness dhe pishina. Aktivitet në fushën e qiradhënies të zyrave, ambjenteve tregtare dhe/ose pasurive të tjera të paluajtshme që i perkasin hotelit. Kryerja e tregtimit, prodhimit dhe përpunimit të mallrave, që kanë të bëjnë me aktivitetin e hotelerisë. Hapja e menaxhimi i bareve dhe restoranteve brenda strukturës hoteliere si dhe ushtrimi i aktivitetit në fushën e këmbimit valutor dhe të mallrave të çmuar, bizhuteri, apo sende me vlerë të kuotuara në bursë dhe çdo gjë tjetër që përfshijnë fushat e mësipërme, të lejuara nga ligji.
Shoqëria ALB – STAR SHPK zotërohet 100% nga shoqëria FINMAN SHPK.
Shoqëria Target: Space+ SHA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Objekti i Shoqërisë do të jetë ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kategorinë kazino në hotel me 5 yje, duke përfshirë çdo veprimtari të lidhur e të nevojshme, përfshirë por pa u kufizuar në financimin, licencimin dhe operimin e kazinosë, në përputhje me legjislacionin shqiptar të zbatueshëm, duke përfshirë specifikisht sa vijon: Organizimi dhe kryerja e aktivitetit që lidhet me kazinotë dhe me lojërat e fatit. Shërbime këmbimi valutor brenda ambienteve të kazinosë në përputhje me dispozitat ligjore rregullatore të detyrueshme në fuqi. Trajnimi i stafit të ri apo ekzistues të kazinosë për qëllime të aktivitetit të kazinosë me synimin e punësimit të një stafi të kualifikuar. Import-eksport të pajisjeve dhe të materialeve lidhur me kazinotë dhe me lojërat e fatit. Investim në fushën e real estate, pasurive të paluajtshme. Organizim eventesh, koncertesh dhe turne të ndryshëm.Bar, restorant, shërbime turistike dhe mikpritëse. Krijimi dhe operimi i bareve dhe restoranteve, import eksport ushqimesh, pijesh dhe lëndë të parë. Në funksion të zhvillimit të veprimtarisë së kazinosë, organizim eventesh, koncertesh, muzike live, turne të ndryshëm, shërbime turistike dhe mikpritëse. Shoqëria mund të kryejë veprimtari të tjera të lidhura apo në funksion të objektit të mësipërm. • Shoqëria mund të kryejë dhe çdo aktivitet tjetër që është i nevojshëm për realizimin e objektit të saj dhe funksionimin e duhur të Shoqërisë.
Space+ SHA është një shoqëri që ushtron veprimtari në fushën e lojrave të fatit dhe është e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF).
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
