Rasti: Përftimi i kontrollit të vetëm, indirekt, të shoqërive E.ON ENERGIE ROMÂNIA S.A. dhe E.ON ASIST COMPLET S.A. nga shoqëria MVM Energetika Zártkörűen Működő Részvénytársaság.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 72 prot., i AK, datë 15.01.2025, “Njoftim mbi përqendrimin – MVM Energetika Zártkörűen Működő Részvénytársaság dhe E.ON Romania S.A.”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi blerjen e aksioneve në shoqëritë E.ON ENERGIE ROMÂNIA S.A. dhe E.ON ASIST COMPLET S.A. nga blerësi MVM Energetika Zártkörűen Működő Részvénytársaság.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në marrëveshje janë:

Blerësi: MVM  Energetika Zártkörűen Működő Részvénytársaság, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar sipas legjislacionit të Hungarisë, me objekt aktiviteti: Veprimtari të shoqërive holding, instalimi i makinerive dhe pajisjeve industriale, ndërtimi i objekteve të infrastrukturës për energji elektrike dhe telekomunikacion, etj.

Shitësi: E.ON ROMÂNIA S.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar dhe e organizuar sipas ligjeve të Rumanisë.

Target 1: E.ON ENERGIE ROMÂNIA S.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Rumanisë, e cila operon në Rumani biznesin e shitjes me pakicë dhe asistencës teknike për konsumatorin e grupit E.ON, me aktivitet të saj kryesor furnizimin me energji elektrike dhe gaz natyror për konsumatorët.

Target 2: E.ON ASIST COMPLET S.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Rumanisë, aktive vetëm në Rumani, ku ofron shërbime për konsumatorët, të tilla si instalime pajisjesh, shërbime teknike dhe mirëmbajtje (instalimet e gazit natyror dhe instalime elektrike, panelet fotovoltaike, sistemet e ngrohjes, kaldajat, njësitë e kondicionimit të ajrit dhe pajisjet mbrojtëse).

Shoqëritë target nuk kanë asnjë filial, degë apo zyrë përfaqësimi në Republikën e Shqipërisë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    Skip to content