Njoftim për shtyp

Autoriteti i Konkurrencës i Shqipërisë po merr pjesë në workshopin dyditor “Forcimi i kapaciteteve për zbatimin efektiv të ligjit të konkurrencës”, i zhvilluar në Podgoricë, në kuadër të programit të asistencës teknike të Bashkimit Europian TAIEX.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e Konkurrencës të Malit të Zi, me mbështetjen e Zyrës për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Konsumatorit të Republikës së Polonisë (UOKiK) dhe të Komisionit Europian.

Gjatë workshopit, ekspertë të UOKiK ndanë përvoja praktike mbi hetimet konkurruese dhe zbatimin e neneve 101 dhe 102 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian (TFBE).

Temat kryesore të trajtuara përfshinë:

  • Abuzimin me pozitën dominuese;
  • Marrëveshjet e ndaluara “by object” dhe “by effects”;
  • Ndihmën shtetërore dhe skemat e saj;
  • Bashkëpunimin me gjykatat;
  • Direktivën për praktikat e padrejta tregtare (UTP Directive);
  • Kontrollin e përqendrimeve (Mergers & Acquisitions – M&A).

Ky workshop kontribuon në rritjen e kapaciteteve të institucioneve shqiptare dhe malazeze në kuadër të Kapitullit 8 – Politika e Konkurrencës, si dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal për zbatim më efektiv të ligjit të konkurrencës dhe përafrim me standardet e Bashkimit Europian.

 

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    Skip to content