Rasti: Përftimi i kontrollit të vetëm të shoqërive Energotehnika-Južna Baćka doo Novi Sad dhe ELEKTROMONTAŽA D.O.O. KRALJEVO nga shoqëria MVM Energetika Zártkörűen Működő Részvénytársaság.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.696 prot., i AK, datë 30.07.2025, “Përqendrimi me përftimin e kontrollit të vetëm mbi Energotehnika-Južna Baćka doo Novi Sad dhe ELEKTROMONTAŽA D.O.O. KRALJEVO nga MVM  Energetika Zártkörűen Működő Részvénytársaság – Njoftim në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi blerjen e aksioneve në shoqëritë Energotehnika-Južna Baćka doo Novi Sad dhe ELEKTROMONTAŽA D.O.O. KRALJEVO nga blerësi MVM Energetika Zártkörűen Működő Részvénytársaság.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në marrëveshje janë:

Blerësi: MVM  Energetika Zártkörűen Működő Részvénytársaság, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar sipas legjislacionit të Hungarisë, me objekt aktiviteti: Veprimtari të shoqërive holding, instalimi i makinerive dhe pajisjeve industriale, ndërtimi i objekteve të infrastrukturës për energji elektrike dhe telekomunikacion, etj.

Shitësi: Maneks d.o.o. Novi Sad është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas legjislacionit  të Serbisë.

Target 1: Energotehnika-Južna Baćka doo Novi Sad është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit  të Serbisë, me objekt aktiviteti: Ndërtim i linjave elektrike dhe të telekomunikacionit. Shoqëria ofron shërbime ndërtimi dhe mirëmbajtje për objekte energjetike në të gjitha nivelet e tensionit, si dhe shërbime të prodhimit të energjisë dhe pajisjeve për klientë vendas dhe ndërkombëtarë duke përfshirë aktivitete si: menaxhimi i projekteve dhe zbatimi i tyre, hartimi i projekteve dhe përgatitja e dokumentacionit teknik të plotë, logjistika e pajisjeve, aktivitete mirëmbajtje në fushën e energjisë elektrike dhe termike, etj.

Target 2: ELEKTROMONTAŽA D.O.O. KRALJEVO është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit  të Serbisë, me objekt aktiviteti: Ndërtim i linjave elektrike dhe të telekomunikacionit. Shoqëria ofron një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së objekteve energjetike në të gjitha nivelet e tensionit, si dhe shërbime të prodhimit të energjisë dhe pajisjeve për klientë vendas dhe ndërkombëtarë, etj.

Shoqëritë target nuk kanë asnjë filial, degë apo zyrë përfaqësimi në Republikën e Shqipërisë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.