Njoftim për shtyp

Autoriteti i Konkurrencës në zbatim të Vendimit të Komisionit nr. 1114 datë 04.10.2024 “Për hapjen e hetimit  të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta perimeve  në qarkun Tiranë, Elbasan, berat, Fier dhe Korçë” fton çdo fermer apo grupime fermerësh që prodhojnë perime si: qepë, presh, lakër, lulelakër, brokoli, kastravec, patate, karrota dhe speca; dhe fruta si: mollë, portokalle, limona, luleshtrydhe dhe dardha të paraqesin pranë Autoritetit të Konkurrencës çdo provë/fakt që vërteton ekzistencën e marrëveshjeve të ndaluara nga ana e grumbulluesve, në dëm të fermerëve prodhues dhe konkurrencës së lirë në lidhje me fiksimin e çmimit.

Autoriteti garanton çdo fermer për ruajtjen e konfidencialitetit dhe anonimitetin përkatës.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.