Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë JOHNSON CONTROLS – HITACCHI AIR CONDITIONING HOLDING (UK) LTD dhe biznesit të shoqërisë JOHNSON CONTROLS INTERNATIONAL PLC nga shoqëria Robert Bosch GmbH.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 553 prot. i AK, datë 22.08.2024 “Njoftim Përqendrimi”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë JOHNSON CONTROLS – HITACCHI AIR CONDITIONING HOLDING (UK) LTD dhe biznesit të shoqërisë JOHNSON CONTROLS INTERNATIONAL PLC nga shoqëria Robert Bosch GmbH.

Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: Robert Bosch GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, pjesë e Bosch Group.

Bosch Group është një furnizues global i teknologjisë dhe shërbimeve për industrinë e automobilave, teknologjinë industriale, mallrat e konsumit dhe energjinë dhe industrinë e teknologjisë së ndërtimit.

Bosch nuk ka filiale, por realizon xhiro në Shqipëri nëpërmjet palëve të treta.

Pala shitëse:

Shitësi 1: JOHNSON CONTROLS INTERNATIONAL PLC (JCI) është një shoqëri e kufizuar publike, e themeluar sipas legjislacionit të Irlandës, e cila prodhon produkte dhe sisteme ndërtimi, duke përfshirë pajisjet HVAC  rezidenciale dhe komerciale, sistemet industriale të ftohjes, kontrollet, sistemet e sigurisë, sistemet e zbulimit të zjarrit dhe zgjidhjet e shuarjes së zjarrit.

Shitësi 2: Hitachi Global Life Solutions, Inc. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas ligjeve të Japonisë, me objekt aktiviteti prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve shtëpiake.

Hitachi Global Life Solutions, Inc. zotëron plotësisht filialin e tij, HITACHI – JOHNSON CONTROLS AIR CONDITIONING .

 Target:

  • JOHNSON CONTROLS – HITACCHI AIR CONDITIONING HOLDING (UK) LTD (JCH) është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Mbretërisë së Bashkuar.

JOHNSON CONTROLS – HITACHI AIR CONDITIONING HOLDING (UK) LTD (JCH) operon një biznes të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar pa kanalizime në njësi banimi dhe njësi të vogla tregtare.

  • Biznesi i ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar (HVAC) me kanalizime në njësi banimi dhe njësi të vogla tregtare i shoqërisë JOHNSON CONTROLS INTERNATIONAL PLC (JCI).

Biznesi i JCI-së për HVAC me kanale përfshin produktet si: sistemet e ngrohjes dhe ftohjes rezidenciale me kanale; sistemet e ngrohjes dhe ftohjes tregtare; pajisje për cilësinë e ajrit të brendshëm.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.