Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë HORIZON SHPK nga Z. Ermal Beqiri.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 371 prot., i AK, datë 17.05.2024, “Njoftim përqendrimi dhe kërkesë për autorizimin e përqendrimit”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e blerjes së kuotave të shoqërisë HORIZON SHPK nga Z. Ermal Beqiri.

Referuar marrëveshjes, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: Z. Ermal Beqiri, shtetas shqiptar.

  1. Ermal Beqiri zotëron 100% të shoqërive: SOFT & SOLUTION SHPK, R&D Solution SHPK, IMO Solution SHPK dhe NSolution SHPK.

Pala shitëse: Comscope Limited është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Qipros.

Shoqëria target: HORIZON SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: veprimtari në fushën e teknologjisë, duke ofruar krijim dhe integrim të sistemeve të informacionit për shoqëri dhe individë; zgjidhje, shërbime mbështetëse; import-eksport si dhe shitje të pajisjeve informatike, produkte harduer dhe softuer, programe në tregun vendas dhe atë të huaj; konsulencë dhe mirëmbajtje të shoqëruara me kurse, trajnime profesionale, etj.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.